Falë të dhënave të Data Miner nga subredditi COD, kanë rrjedhur shumë detaje në lidhje me atë që dyshohet të jetë mode i ri i battle royale në Call of Duty: Modern Warfare.
Përdoruesi i Reddit, Senescallo, në postimin e tij ka zbuluar shumë ndryshime të reja në lojë, duke përfshirë një hartë të madhe me një numër të shtuar lojtarësh e cila do të duhej të shfaqet në fillimit të vitit 2020. Harta gjithashtu përmbanë sektorë të mëdhenj për modet Ground War dhe Spec Ops. Në të priten deri në 200 lojtarë në të njëjtën kohë (100 më shumë sesa në Blackout Ops 4's Blackout mode) të cilët do të luajnë solo, duo dhe squad mode, raporton IGN.
Në battle royale mode pritet gjithashtu diçka që quhet "Gulag", ku lojtarët e eliminuar do ta kenë mundësinë të luajnë 1-në-1, ndërsa fituesi i duelit do ta ketë mundësinë për respawn. Herë pas here, duhet të ndodhë edhe “jail break”, në të cilin të gjithë lojtarët e kapur do të kenë mundësi të rikthehen në lojë. Derisa e presin radhën e tyre, lojtarët mund t’i shikojnë ndeshjet e tjera 1-në-1, por edhe të vënë bast në lojtarët e tjerë për të fituar diçka që quhet "Plunder".
Sistemi Plunder ju mundëson të fitoni pikë duke i eleminuar armiqtë dhe duke i kryer misionet. Pikët Plonder mund t’i konvertoni në pika të përvojës në “ATM-të” në të gjithë hartën, shkruan KOHA Ditore. Lojtari me më shumë pikë në fund të lojës do të marrë mirënjohje të veçantë për arritjet e veta. Nëse i investoni pikat tuaja Plunder në bankë, do të aktivizohet alarmi i cili do t’i njoftojë lojtarët e afërt.
Duhet përmendur gjithashtu se, ndryshe nga Blackout, ku misionet kishin të bëjnë kryesisht me mbijetesën e një numri lojtarësh të mbetur, misionet Modern Warfare Battle Royale duhet të jenë dukshëm më të larmishme, siç është gjuetia në lojtarët e caktuar, mbledhja e arkave scavenger, marrja e pikëve, etj.
Edhe
Kriteri i referimit po nxit lojë më të shpejtë në Botëror
Përveç Gulagut, sistemi respawn është ndryshuar gjithashtu. Ju mund ta gjeni tokenin respawn, por është i mundur vetëm një respawn. Bashkëlojtarin tuaj mund ta ringjallni duke e çuar trupin e tij/saj në ambulantë me tokenin respawn, nga ku do të transferohen në Gulag për një shans që të rikthehen në betejë. Në një pikë të lojës, Gulag mbyllet dhe nuk ka më ringjallje.
Tani për tani këto informacione nuk janë konfirmuar nga ekipi i Activision ose Call of Duty, dhe nuk është e qartë nëse ky mode do të jetë falas apo pjesë e DLC-së.