Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Azhurnimi i DOOM dhe DOOM II mundëson 60fps dhe mbështetje për add-on

Lojërat DOOM dhe DOOM II, të cilat u lansuan gjatë verës së kaluar për pajisjet mobile, janë azhurnuar me një numër funksionesh dhe përmirësimesh të reja, sipas njoftimit të kompanisë “Bethesda”.

Fansave do t'u pëlqejnë këto ndryshime, të cilat përfshijnë mbështetje add-on, si dhe gameplay prej 60fps në të gjitha platformat. Lojtarët gjithashtu tani mund t’i ruajnë dhe lexojnë lojërat më shpejt, raporton SlashGear.

Lojërat e ripublikuara DOOM dhe DOOM II janë në dispozicion për Android, iPhone, PC, Nintendo Switch, PlayStation 4 dhe Xbox One. Lojtarët mund ta provojnë gameplayin origjinal me cilësi të përmirësuar në platformat e sipërpërmendura. Përveç mbështetjes për 60fps, ofrohet edhe opsioni i luajtjes në raportin e faqeve 4:3.

Azhurnimi e shton edhe Level Select, për zgjedhjen e peshës, hartat dhe episodet, ndërsa Weapon Carousel e mundëson kalimin midis armëve të preferuara, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu ofrohet Quick Weapon Select, opsioni i ri për rregullimin e ndriçimit të përgjithshëm, mundësia e fikjes së tingujve të rastit, grafika të reja për "shëndet" (health) etj.

Përveç këtyre ndryshimeve të funksioneve dhe gameplayeve, azhurnimi DOOM dhe DOOM II i implementon rregullimet e bagëve dhe përmirësimeve të tjera si optimizimi për renderë, jetëgjatësia më e mirë e baterisë për Nintendo Switch, navigimi më i shpejtë nëpër meny etj.