Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Blizzard paralajmëron testin WoW Classic dhe kërkesat sistemore për PC

Blizzard planifikon që më 8 gusht ta vë në dispozicion WoW Classic për të gjithë abonentët e World of Warcraft, duke ua mundësuar lojtarëve që t’i qasen lojës për qëllime të testimit. Blizzard dëshiron sa më shumë lojtarë gjatë dy orëve të para të testimit, për t’i kontrolluar serverët e kompanisë, përpara njoftimit zyrtar të lojës, të planifikuar për 27 gusht, raporton Overlock3D.

Përveç këtij njoftimi, Blizzard i publikoi edhe kërkesat sistemore për PC (Windows dhe macOS) për WoW Classic, të cilat janë dukshëm më të ulëta se ato për Battle for Azeroth, shkruan KOHA Ditore. Për lojtarët ekzistues të WoW, World of Warcraft Classic është është efektivisht falas, duke u mundësuar qasje në përmbajtjen origjinale të lojës dhe në elemente të tjera.

Kërkesat minimale për PC:

OS: Windows 7 64-bit (me Service Pack më të ri)

CPU: Intel Core 2 Duo E6600 ose AMD Phenom X3 8750

GPU: NVIDIA GeForce 8800 GT 512 MB ose AMD Radeon HD 4850 512 MB ose Intel HD Graphics 4000

RAM: 2 GB (4 GB për grafikë të integruar)

Hapësira për ruajtje: 5 GB hapësirë të lirë

Kërkesat minimale për Mac:

OS: MacOS 10.12

CPU: Intel Core i5, 2.0GHz ose më i mirë

GPU: GPU Metal-kompatibile me 1 GB VRAM

RAM: 2 GB (4 GB për grafikë të integruar)

Artikuj të ngjashëm