Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Mësohet data e lansimit të World of Warcraft Classic

Blizzard njoftoi se World of Warcraft Classic do të publikohet më 26 dhe 27 gusht të këtij viti në varësi të territorit, ndërsa për të gjithë lojtarët PC me abonim të World of Warcraft në dispozicion do të jenë deri në tre karaktere të cilat mund të përdoren për ta hulumtuar Azerothin në gjendjen e tij origjinale, përpara kataklizmës, raporton Overclock3D.

Për lojtarët ekzistues WOW, World of Warcraft Classic është efektivisht falas, duke u mundësuar atyre qasje në të gjithë përmbajtjen origjinale të lojës, detyra/queste etj. Shumë nga kjo përmbajtje është fshirë World of Warcrafti i sotëm, sepse mekanika e vjetër është zëvendësuar nga e reja, dhe ngjarjet në botë e kanë fshirë një numër të madh të questeve klasike nga hartat. Tani lojtarët e PC mund të kthehen në World of Warcraft, siç është konceptuar fillimisht, shkruan KOHA Ditore.

World of Warcraft Classic do ta ndihmojë Blizzardin t’i mbajë fansat që kanë qenë në lojë për një kohë të gjatë, duke ua dhënë lojtarëve të rinj përvojën që e humbën më shumë se një dekadë më parë.

Testi i stresit për World of Warcraft Classic fillon më vonë këtë muaj për lojtarët e përzgjedhur, dhe do të mbahet më 22 e 23 maj, 19 e 20 qershor dhe më 18 e 19 korrik. Character Creation për WOW Classic do të jetë në dispozicion nga 13 gushti.