Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Windows 11 debuton më 5 tetor

Microsoft lajmëroi se Windows 11 do të debutojë më 5 tetor. Sistemi i ri operativ do të jetë i disponueshëm si përditësim falas për kompjuterët Windows 10 ose harduerët e rinj që shiten me Windows 11 të instaluar.

Përditësimi falas në Windows 11 do të fillojë të lansohet më 5 tetor por si shumë përditësime tjera të Windows në të kaluarën do të ofrohen në disa faza.

Pajisjet e përshtatshme do të marrin të parat përditësimin e më pas Windows 11 do të ofrohet në më shumë tregje në javët që pasojnë.

Përdoruesit e Windows 10 do të mësojnë se kur kompjuteri i tyre do të marrë Windows 11 përmes Windows Update ose aplikacionit të dedikuar PC Health Chkeck të Microsoft.

Edhe pse debuton më 5 tetor, jo të gjitha veçoritë e premtuara do të jenë menjëherë të disponueshme.

Microsoft do të sjellë aplikacionet Android në Windows 11 në bashkëpunim me Amazon dhe Intel, por ky funksionalitet nuk do të jetë aty më 5 tetor. Me shumë mundësi nuk do të lansohet përpara vitit 2022.

Edhe FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende Botë 4 d. më parë FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende

Microsoft gjithashtu qartësoi kërkesat e harduerit për Windows 11: procesor 64-bit 1Ghz, 4GB RAM, 64GB memorie dhe çip TPM 1.2.

Nëse kompjuteri juaj nuk është i përshtatshëm për Windows 11, Microsoft do të mbështetë Windows 10-n deri më 14 tetor 2025.