Gjatë vitit 2018, Inteli ka paraqitur kërkesë për patentën e cila e përshkruan një kontrollues të videolojërave, ndërsa patenta e cekur tani është publikuar, gjë që sugjeron se kompania ka plane të hyjë në tregun e cloud gamingut, raporton LetsGoDigital.
Vetë patenta nuk është fare e pazakonshme dhe nuk zbulon detaje në lidhje me funksionet e kontrolluesit. Ekzistojnë vetëm skica të modelit referues, të cilat tregojnë se fokusi i kontrolluesit do të jetë në multimedia dhe gaming. Kontrolluesi në krye e ka një touchpad në formë të DualShock 4, si dhe butonat për media në fund, dhe nuk duket tepër ergonomik.

Inteli aktualisht nuk ka plane ta krijojë shërbimin e vet për streaming të lojërave, por në vend të kësaj do t’i përdorë procesorët e vet Xeon dhe Iris Pro për ta funksionalizuar shërbimin e ri të Tencent për streaming të lojërave, të emërtuar Start, i cili është i destinuar për tregun kinez.
Tencent dhe Intel paralajmëruan partneritetin e tyre në fushën e shërbimeve cloud në nëntor të vitit 2018, tetë muaj pas paraqitjes së kërkesës për patentë, shruan KOHA Ditore. Kontrolluesi i ri i Intelit me siguri do të përdoret për shërbimin e lartpërmendur streaming dhe përvojën e pandërprerë të argëtimit të cilën do ta ofrojë platforma e Tencent.
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Nga çipat te chatbot-et: Si e përcaktoi Inteligjenca Artificiale vitin 2025
-
“Valve” prezanton konzolën që do t'i rivalizojë Xbox-in dhe PlayStation-in
-
Apple padit krijuesin e ChatGPT, e akuzon për vjedhje të sekreteve tregtare