Gjatë prezantimit kryesor, në CES, Inteli më në fund e prezantoi platformën e vet të ardhshme të GPU Xe. Edhe pse kompania nuk ka publikuar shumë detaje në lidhje me kartelën grafike DG1, është treguar se si funksionon ajo me Destiny 2.
Mësuam që video-kartela DG1 do të jetë e integruar me procesorët e ardhshëm të Intelit, Tiger Lake, shkruan KOHA Ditore. U prezantua një laptop me procesor Tiger Lake, i cili e mbështet lojën Warframe. Nuk u përmend se si grafika e integruar do t’i mbështeste lojërat moderne 3D, por u theksua se përdoruesit do të mund të luajnë lojëra "HD" pa asnjë problem.
Përveç kësaj, Inteli e shfaqi edhe tabletin "Horseshoe Bend" me ekran fleksibil, i cili ka procesor Tiger Lake dhe GPU të integruar Xe.
Pritet që më shumë detaje në lidhje me variantet e platformës GPU Xe të Intelit, si dhe për procesorët e rinj të kompanisë, të publikohen më vonë këtë vit.
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
“Valve” prezanton konzolën që do t'i rivalizojë Xbox-in dhe PlayStation-in
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA