Gjatë vitit 2020 priten kartelat e para grafike të Intelit të bazuara në arkitekturën Xe. Faza e parë testuese për GPU-të ka përfunduar, ndërsa gjatë raportimit të fundit financiar nga Intel u theksua se bëhet fjalë për një arritje domethënëse për kompaninë, raporton Guru3D.
Tani në bazën e të dhënave GFXBench është vërejtur pajisja me emërtimin "Graphics gfx-driver-user-feature_dg1_poweron-27723 DCH ReleaseInternal", shkruan KOHA Ditore. Etiketa "dg1" është shkurtesë për Discrete Graphics 1 dhe tash ca kohë lidhet me arkitekturën e Intel Xe.
Nuk janë kryer kurrfarë testesh konkrete benchmarking (apo ato thjesht janë fshehur), por kjo është sigurisht një dëshmi për funksionalitetin e GPU-së dhe drajverit të pajisjes.
Thashethemet tregojnë për 512 BE (execution units) për kartelën grafike XE, e cila do të duhej të ofronte performanca të ngjashme si tek Geforce RTX 2080. Kartelat grafike Intel Xe priten të jenë në dispozicion jo më herët se mesi i vitit 2020.
-
Inteli ka prezantuar GPU-në eksterne
-
Paralajmërohen procesorët e rinj të Intelit Tiger Lake me GPU Xe
-
Inteli i gatshëm t’i prezantojë GPU-të diskrete deri në mesin e 2020-s
-
Raja Koduri nga Inteli paralajmëron lansimin e kartelës grafike Xe për qershorin e vitit 2020
-
Kartela e parë grafike e Intelit Xe, megjithatë, nuk do të kushtojë 200 dollarë