Lajmet për kartelat grafike të Intelit Xe po vijnë ngadalë por rregullisht. Së pari, Inteli e angazhoi Raja Kodurin, ish-zyrtarin e AMD-së, ndërsa më pas kompanisë iu bashkua në prill Tom Petersoni nga Nvidia.
Gjatë majit mësuam se grafika Xe do ta mbështeste raytracing, ndërsa tani një tweet i Raja Koduri tregon që kartelat grafike të Intelit do të arrijnë në qershor të vitit 2020, raporton KitGuru.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTom’s hardware raporton se tweeti i përmendur i Kodurit u postua më 4 tetor, dhe ai e paraqet Tesla Model X. Etiketa e tabelës së regjistrimit është ajo që është interesante, me fjalët "THINKXE", shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, qershori i vitit 2020 është shënuar gjithashtu në tabelë, duke sugjeruar që do ta shohim një prezantim të vërtetë zyrtar për GPU-në nga mesi i vitit.
Ka ende pak informacione në lidhje me kartelat grafike Intel Xe, përveç atyre që u shfaqën në lajme dhe thashetheme.