Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Inteli i gatshëm t’i prezantojë GPU-të diskrete deri në mesin e 2020-s

Inteli po planifikon tash e sa kohë të hyjë në tregun e kartelave grafike diskrete, duke e zgjeruar ofertën e vet edhe jashtë segmentit të zgjidhjeve të integruara grafike për të ofruar performancë më të mirë për gaming për përdoruesit dhe përshpejtim të AI për përdoruesit e biznesit, raporton Overclock3D.

Në këtë moment, informacionet tregojnë që Inteli do t’i prezantojë kartelat e veta të dedikuara grafike gjatë vitit 2020, ndërsa kompania do ta përdorë arkitekturën e vet grafike Xe për të siguruar nivele konkurruese të performancës.

Kalimi i Intelit në tregun e kartelave grafike është drejtuar drejt konkurrencës me AMD dhe Nvidia, shkruan KOHA Ditore. Kompania e dëshiron një pjesë të tregut të Nvidia në segmentin e biznesit, me performanca të forta të AI, ndërkohë që AMD-së do t’i konkurrojë në fushën e grafikës së integruar.

Inteli i ka konfirmuar planet që gjatë vitit 2021 do ta lansojë serinë e kartelave grafike 7nm Xe me ndihmën e teknologjisë së çipave Foveros 3D, me dëshirën për të hyrë në tregun e kartelave grafike me udhëheqje në fushën e teknologjisë.

Në këtë moment nuk dihet se cilat janë planet e Intelit për kartelat grafike në segmentin e gamingut. Inteli pritet ta shënjestrojë së pari segmentin e mesëm të tregut, por nuk dihet nëse kompania do të ofrojë funksione, si mbështetja raytracing/DXR nga fillimi.

Artikuj të ngjashëm