Departamenti i Intelit nga Kina, përmes llogarisë Weibo, i ka publikuar pamjet e reja të cilat mund të jenë zyrtare, dhe të cilat e paraqesin kartelën grafike të kompanisë Xe. Njoftimi i Weibo nuk e cek autorin e fotove, gjë që sugjeron se ekipi i dizajnit të kompanisë është afër krijimit të dizajnit final të produktit (të paktën në aspektin e segmentit klientik të derivatit Xe), raporton TechPowerUp.
Kartela grafike e ka një mbulesë për ftohës (cooler) e cila është punuar prej metali dhe kjo zgjidhje e ftohjes bazohet në përçuesin e nxehtësisë fin-stack i cili ftohet me ndihmën e tre ventilatorëve dhe është i pajisur me ndriçim LED. Një detaj interesant i dizajnimit është edhe simboli i cili projektohet në ventilatorin qendror, shkruan KOHA Ditore.

Kur bëhet fjalë për konektorët, kartela grafike i ka tre DisplayPorte dhe një port HDMI. Kartela e parë grafike Xe, e cila pritet në vitin 2020, do të krijohet në procesin e prodhimit 10nm të Intelit.
-
Kartela grafike Intel Xe vërehet në bazën GFXBench
-
Inteli i gatshëm t’i prezantojë GPU-të diskrete deri në mesin e 2020-s
-
Raja Koduri nga Inteli paralajmëron lansimin e kartelës grafike Xe për qershorin e vitit 2020
-
Kartela e parë grafike e Intelit Xe, megjithatë, nuk do të kushtojë 200 dollarë
-
Pamjet e prototipit të kartelës grafike të Intelit