Inteli është ende duke punuar në zhvillimin e GPU-së Xe, dhe e njëjta gjë mund të thuhet për procesorët e ardhshëm të kompanisë Tiger Lake. Tani janë shfaqur më shumë detaje për procesorin grafik Xe DG1, raporton TweakTown.
Raportet e fundit sugjerojnë që GPU-ja e re e Intelit Xe DG1 është vërejtur në listingun ECC, dhe tregon që DG1 do të mund të përdorë 96 EU (Execution Units) dhe atë deri në 768 shejderë, shkruan KOHA Ditore. Kjo do të thotë që GPU do të binte në segmentin e poshtëm të kartelave grafike, pothuajse në përputhje me grafikën aktuale të integruar deri në modelin GeForce GT 1030.
Pritet që Intel Tiger Lake të arrijë me 96 EU, bazuar në grafikën Gen12 X (krahasuar me 72 EU në Skylake, 48 EU në Broadwell dhe 40 EU në modelet Haswell. Më shumë informacione për Xe dhe DG1 priten gjatë panairit të ardhshëm CES 2020 në Las Vegas.
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- Përbërësi që mungon për sovranitetin teknologjik të Evropës
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing