Intel prezantoi Core i9-12900KS, me të cilin pretendon se është procesori më i shpejtë desktop, shkruan Bloomberg.
Intel rriti frekuencën turbo nga 5.2Ghz në 5.5Ghz duke rritur fuqinë nga 125 vat në 150 vat.
Procesori Ryzen 7 5800X3D prej 449 dollarësh është procesori gaming më i shpejtë në botë dhe falë 3D V-Cache do të mundte edhe Core i9-12900K.
Por tashmë Intel thotë se modeli i saj më i fundit është më i shpejtë falë frekuencës turbo më të lartë.
Mbetet për t’u parë në testime nëse Intel ka të drejtë ndërsa situata mund të ndryshojë me Zen 4 dhe Ryzen 7000.
Core i9-12900KS do të kushtojë 739 dollarë kur të debutojë më 15 prill.
Artikuj të ngjashëm
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Google zbulon çipin me performanca “të frikshme”
-
ChatGPT lanson robotin virtual më të mençurin në botë
-
Sony zbulon konsolën e saj më të fuqishme, PlayStation 5 Pro