OpenAI ka lansuar zyrtarisht versionin ChatGPT Pro, duke i përfshirë të gjitha opsionet e mundshme me inteligjencë artificiale. Këtë e ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane, Sam Altman, duke thënë se versioni është me pagesë, 200 dollarë për muaj.
Ai tha në X se kjo platformë është modeli më i shpejtë në botë, më i mençuri dhe me shumë vegla. Altman ka paralajmëruar edhe shumë përfitime nga kjo platformë me inteligjencë artificiale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me nivelin e ri pro (200 dollarë në muaj) roboti mund të mendojë edhe më tepër mbi problemet. Shumica e përdoruesve do të jenë shumë të kënaqur me o1 në nivelin plus”, ka thënë ai.
ChatGPT është revolucion në botën teknologjike.
Në të ka punuar shumë shqiptarja Mira Murati, duke i dhënë formë aplikacionit. Murati s'është më pjesë e kompanisë.