Inteli aktualisht nuk e ka asnjë përgjigje automatike për linjën e procesorëve të gjeneratës së tretë AMD, Ryzen, ndërkohë që nuk planifikohet versioni desktop i procesorit Ice Lake, si dhe produktet që do ta trashëgojnë gjeneratën e nëntë të serisë Coffee Lake. Inteli aktualisht e ka procesorin i9-9900KS, për të cilin aktualisht nuk ekzistojnë çmimi zyrtar dhe as data e publikimit, raporton PCPer.
Sipas DigiTimes, plani i Intelit është t’i ulë çmimet aktuale të linjës së vet të gjeneratës së 9-të për 10-15 për qind dhe të fokusohet më shumë në promovime dhe pakot e produkteve. Fokusi i marketingut të Intelit do të jetë në performancat gaming, për të cilat beson se procesorët e kompanisë do të kenë përparësi në raport me Ryzen, shkruan KOHA Ditore.
Procesorët e gjeneratës së tretë të AMD, Ryzen, janë të dizajnuar për t’i shënjestruar procesorët e Intelit dhe ofrojnë performanca të ngjashme për gaming me më shumë bërthama/threade. Inteli nuk deshi t’i komentojë këto pretendime për një ulje potenciale të çmimeve të procesorëve.
-
Intel pretendon se ka procesorin më të shpejtë në botë
-
Inteli po përgatit procesorin 22-bërthamësh i9-10990XE për t’iu kundërvënë Threadripperit
-
Inteli pohon se desktop procesorët 10nm do të arrijnë në fillim të vitit të ardhshëm
-
Inteli sjell edicionin e kufizuar të procesorit i9-9900KS
-
Intel Core i9-9900KS do të mundë të kushtojë rreth 600 dollarë