Paraqitja e çipave AMD Zen 2 e ka ashpërsuar konkurrencën në tregun e procesorëve dhe e ka vënë kompaninë Intel në pozitë që të detyrohet ta dëshmojë përsëri veten në fushën e desktop gamingut, ndërsa kompania do ta bëjë këtë me ndihmën e procesorit me edicion të limituar i9-9900KS, raporton Overclock3D.
Intel i9-9900KS është një model pak më i avancuar i i9-9900K, duke i ofruar 5.0GHz në të gjitha bërthamat me shpejtësi Turbo clock. Ky është kulmi i ofertës kur bëhet fjalë për procesorët tetëbërthamësh të Intel, Coffee Lake, ndërsa modeli i ardhshëm premton performanca të jashtëzakonshme nga fillimi dhe potencial për performanca të përmirësuara përmes overclockimit, shkruan KOHA Ditore. Overclockimi i procesorit mund të bëhet manualisht me ndihmën e veglës së Intelit, Performance Maximiser.

Edicioni i kufizuar i procesorit i9-9900KS do të jetë në dispozicion përmes shitjes me pakicë dhe partnerëve të Intelit, dhe do të ofrojë TDP prej 127W, do t’i mbështesë pllakat e sotme amë Z390 dhe do të vijë me një garanci njëvjeçare.
Intel do ta lansojë edicionin e kufizuar të procesorit i9-9900KS me një çmim të sugjeruar prej 513 dollarësh, ndërsa shitja do të fillojë nga 30 nëntori.
-
Intel pretendon se ka procesorin më të shpejtë në botë
-
Intel Core i9-9900KS do të mundë të kushtojë rreth 600 dollarë
-
TDP-ja e procesorit të ardhshëm Intel Core i9-9900KS
-
Inteli është i gatshëm ta ulë çmimin e procesorëve për t’u përballur me gjeneratën e tretë të Ryzen
-
Intel Core i9-9900KS mund t’i arrijë 5GHz nga të tetë bërthamat