Një gjykatë në SHBA ka vendosur që gjiganti teknologjik Google ka vepruar në mënyrë të paligjshme për ta mbajtur një monopol mbi kërkimet në internet dhe reklamat përkatëse, transmeton “BBC”.
Google është paditur nga Departamenti i Drejtësisë në vitin 2020 për kontrollin e tij të rreth 90 për qind të tregut të kërkimeve online.
Gjykatësi amerikan Amit Mehta ka thënë se Google ka paguar miliarda për të siguruar që ai ishte motori i paracaktuar i kërkimit në telefonatat e mençur dhe në “browsera”.
Vendimi i të hënës mund të ndryshojë mënyrën se si gjigantët e teknologjisë bëjnë biznes.