Jemi shumë afër zbulimit zyrtar të fabletit të ri të Samsungut, Galaxy Note9. Ai pritet të prezantohet më 9 gusht.
Së fundmi, është raportuar për dizajnin e tij, ngjyrat, disa detajet rreth tij si dhe se do të ketë lapsin S Pen, ndërsa tani, sipas një raporti të publikuar, thuhet se Galaxy Note9 mund të lansohet në version me 512 GB të memories së brendshme dhe me një çmim marramendës prej 1,250 euro, shkruan Neowin.
Tashmë është raportuar se Note9 mund të lansohet me 8 GB RAM memorie dhe 512 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Sipas raportit të sotshëm, ky fablet do të shitet me memorien e brendshme bazë prej 128 GB dhe me çmim prej 1,050 euro. Po ashtu, në raport thuhet se versioni bazë do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë, të kaltër dhe vjollce.
Megjithatë, sipas raportit, top versioni me 512 GB memorie të brendshme do të kushtojë 1,250 euro. Ndërkaq, WinFuture thekson se versioni me 256 GB memorie të brendshme nuk do të lansohet në tregun europian. Nëse këto raporte janë të vërtetë, Note9 do të vazhdojë të rrisë trendin e çmimeve për pajisjet e avancuara të Samsungut duke rivalizuar drejtpërdrejtë iPhone X-in sa i përket çmimeve.
Sa i përket specifikave tjera, tashmë kemi dëgjuar se Note9 do të vijë me ekran 6.4-inç dhe baterinë prej 4,000 mAh. Po ashtu, pritet të vijë edhe me procesor të Qualcommit, Snapdragon 845 (ose me Exynos 9810, varësisht nga tregu ku do të shitet.
Të gjitha këto raportime, mbetet të shohim deri te lansimi nëse janë të vërteta.