Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+ priten të lansohen më 7 gusht, por tashmë tani janë zbuluar çmimet e tyre.
Sipas uebfaqes gjermane winfuture.de, Galaxy Note10 në Evropë do të fillojë të shitet me çmim prej 999 euro ndërsa Galaxy Note10+ prej 1.149 euro, shkruan gsmarena, transmeton Koha.net. Modelet bazike të të dy këtyre smartfonëve të rinj do të vijnë me hapësirë të brendshme prej 256 GB.
Çmimet e këtyre smartfonëve të rinj të Samsungut mund të dallojnë nga regjioni në regjion, varësisht nga zbritjet dhe detajeve tjera që do të ofrohen nga shitësit.

Gjithashtu, Samsungu nuk ka zbuluar shumë rreth dyshes Note10 por fotografitë e publikuara zbuluan se Note10 dhe Note10+ kanë dizajn të ngjashëm, përveç faktit se ky i fundit vjen me ekran më të madh dhe një kamerë më shumë në pjesën e pasme.
Raportimet më të fundit, po ashtu, kanë konfirmuar heqjen e portit për kufje dhe butonit “Bixby” nga seria Note10, me çelësin “Power” të vendosur në anën e majtë nën butonat për zë.
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Burnham synon fatura më të ulëta energjie, në lëvizjen e tij të parë si kryeministër
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?