Kompania Fractal Design është gjithnjë e më aktive në tregun e furnizimeve me energji elektrike (PSU-ve), me planet për të ofruar performancë të lartë me një çmim të përballueshëm dhe me disa karakteristika unike, raporton Overclock3D.
Seria e furnizimeve Fractal Ion SFX u ofron përdoruesve kabllo "UltraFlex DC". Duke i mundësuar kabllot e veta PSU me më shumë tela, kompania i ka bërë ato më fleksibile se konkurrentët e tyre, shkruan KOHA Ditore. Kabllot e reja të kompanisë UltraFlex DC do ta bëjnë menaxhimin e kabllove në shtëpizë më të lehtë në sistemet më të vogla, që është një nga karakteristikat kryesore të furnizimit SFX.
Seria Fractal Design Ion SFX vjen në dy formate: Ion SFX 500W dhe Ion SFX 650W, dhe secili model ka efikasitet 80+ Gold. Të dy furnizimet karakterizohen nga ventilatorët 120 mm me mode gjysmë pasive zero-RPM. Janë plotësisht modulare dhe livrohen me adapter SFX to ATX.
Fractal Ion SFX Gold 500W do të kushtojë rreth 110 dollarë, ndërsa çmimi për modelin 600W për momentin nuk dihet.
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
IPKO zbret çmimet e pakove Roaming për 50% – internet gjithkah, më thjeshtë dhe më lirë se kurrë!
-
IPKO prezanton pakot e përditësuara INFINIT