Gigabyte e ka prezantuar video kartelën eksterne, të quajtur Aorus RTX 2080 Ti Gaming Box, ndërsa në pyetje është modeli i parë i kartelës grafike të këtij lloji me ftohje të lëngshme, raporton Guru3D.
Modeli e ka një dizajn relativisht kompakt (173 x 149 x 300 mm), është prej metalit të zi dhe e përmban trafon e vet prej 450W dhe kartelën e rrjetit. Kartela grafike në kuadër të pakos është nga linja WATERFORCE dhe e ka një numër të madh efektesh të dritës RGB.

Sistemi ftohës all-in-one AORUS WATERFORCE e integron një shtresë më të madhe bakri, një radiator alumini prej 240 mm dhe dy ventilatorë prej 120 mm, shkruan KOHA Ditore. Me pompën dhe bllokun e optimizuar të ujit, ky sistem e ofron qarkullimin më të efektshëm të lëngut dhe performancës së ftohjes, me nivele të ulëta të zhurmës.
Çmimi i Gigabyte Aorus RTX 2080 Ti Gaming Box nuk është bërë i ditur, por e dimë që vetë kartela grafike Geforce RTX 2080 Ti kushton rreth 1500 euro.
-
Zotac sjell kartelën grafike RTX 2080 Ti ArcticStorm me ftohje të lëngshme
-
Dalin specifikimet e kartelave grafike Nvidia RTX 3080 dhe 3070
-
AMD-ja paralajmëron kartelën grafike Radeon RX 5600 XT
-
Gigabyte paralajmëron GPU-në Radeon RX 5700 XT AORUS Edition
-
Nvidia më 22 tetor mund ta lansojë GTX 1650 Ti