FSP e sjell një furnizim të ri, i cili do të jetë në dispozicion për shitje nga ky muaj. FSP Dagger Pro PSU karakterizohet nga një dizajn plotësisht modular dhe ftohje gjysmë-pasive, raporton “KitGuru”.
Furnizimi Dagger Pro është në dispozicion në versionet 550W dhe 650W. Gjatë Computexit, kompania theksoi se linja e re Dagger Pro do të jetë një përparim i madh në krahasim me origjinalin, shkruan KOHA Ditore.
Furnizimet e reja janë të certifikuara me 80 Plus Gold dhe sigurojnë efikasitet prej 90% nën ngarkesë. Ato janë të pajisura me një ventilator industrial 92mm “ball-bearing” për ftohje, por ai nuk do të rrotullohet nëse sistemi nuk kërkon asistencë shtesë gjatë ftohjes. Furnizimi me energji është tërësisht modular, gjë që është një lajm i mirë për ata për të cilët është i rëndësishëm menaxhimi i kabllove.
Specifikimet e tjera të furnizimit përfshijnë një konektor +12V, E-Caps japonez për stabilitet dhe një dizajn komplet DC-DC për përcjellje më të mirë të tensionit.
FSP Dagger Pro është një furnizim SFX, ndërsa nëse përdoruesi dëshiron ta vendosë atë në një sistem më të madh ATX, atëherë mund ta bëjë këtë me ndihmën e mountit SFX to ATX, i cili vjen me të. FSP Dagger Pro 550W do të shitet me një çmim prej 120 dollarësh, ndërsa versioni 650W do të kushtojë 130 euro.