Cooler Master ka publikuar furnizimet e reja V Gold, të cilat pas pesë vjetësh pasojnë PSU modelet paraprake V Series. Furnizimet ofrojnë certifikatën 80 Plus Gold dhe janë në dispozicion në versionet prej 650W dhe 750W, përcjell guru3D.
Furnizimet nga seria V Gold karakterizohen nga modi “semi-fanless”, që mundëson punën e ventilatorit 135mm me kapacitet prej 40 për qind. Shfrytëzuesit munden manualisht të çaktivizojnë modin semi-fanless përmes switchit hibrid, që gjenden në pjesën e pasme të furnizimit.

Furnizimet krejtësisht modulare V Gold shfrytëzojnë komponentë të kualitetit të lartë, si kondensatorët 100 për qind japonez dhe teknologjinë DC që siguron tension stabil dhe të besueshëm, shkruan KOHA Ditore.
Cooler Master C Gold janë në dispozicion me çmime prej 130 dhe 140 dollarësh për modelet me 650W dhe 750W.