Kompania FSP e ka paralajmëruar serinë e re të furnizimeve Hydro G Pro, të cilat janë optimizuar për siguri të përmirësuar dhe e ofrojnë një format më kompakt prej 150mm x 150mm x 86mm për sistemet që u përshtaten më shumë entuziastëve, raporton Tweak Town.
Seria e FSP Hydro G Pro përbëhet nga furnizimet krejtësisht modulare 850W dhe 1000W, me certifikim 80 Gold Plus. Karakterizohet nga ventilatorët Fluid Dynamic Bearing (FDB), Eco mode i integruar për punë të qetë nën ngarkesë, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, FSP i ka krijuar furnizimet që të jenë të qëndrueshme me ndihmën e një shtrese të veçantë, e cila e rrit rezistencën në kushte të rënda (deri në 95% të lagështisë relative të ajrit).

Seria e furnizimeve Hydro G Pro e ka një çmim prej 169 dollarësh për modelin 850W, apo 209 dollarë për versionin 1000W. E tërë seria vjen me një garanci dhjetëvjeçare.