Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Cooler Master prezanton MasterFan SF120M

Cooler Master e ka prezantuar zyrtarisht serinë e vet premium të ventilatorëve MasterFan SF120M për shtëpizat e PC. Ventilatorët e ofrojnë një dizajn që është krijuar për të mundësuar performanca të pastra, dhe kushtojnë 30 dollarë.

MasterFan SF120M implementon një motor të patentuar i cili i parandalon vibrimet, ka dizajn “dual ball-bearing” për fërkim të zvogëluar dhe e minimizon zhurmën, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, Master Cooler e ka përdorur një dizajn ekskluziv të kornizës për anulimin e zërit, për t’i zvogëluar më tej vibrimet dhe tingullin e gjeneruar nga ventilatori.

Image

Me modelin SF120M, Cooler Master ka përdorur strukturën e ventilatorit e cila e zvogëlon fleksibilitetin e teheve dhe ndihmon në qarkullimin e ajrit. Ventilatori e përdor një kabllo të shkëputshme PWM dhe ka swtiche për definimin e shpejtësive maksimale nga 1200 RPM deri në 2000 RPM.