Kompania “Cooler Master” e ka prezantuar miun e vet më të ri për gaming, MM710. Bëhet fjalë për miun më të lehtë të kompanisë, i cili peshon vetëm 53 gramë.
Kjo peshë e vogël e miut mundëson lëvizje më të shpejta dhe seanca më të gjata të lojës me MM710, me lodhje minimale dhe dhimbje të zvogëluar në nyje, shkruan KOHA Ditore. Pesha e vogël, së bashku me karakteristikat e tjera premium, e krijojnë një përvojë premium të përdoruesit.
Karakteristikat e miut për gaming Cooler Master MM710 përfshijnë:
- Dizajn i lehtë Honeycomb dhe kabllo Ultravave: Miu e ka një dizajn të ri të shpuar të shtëpizës "Honeycomb", i cili zvogëlon peshën në vetëm 53 gramë. Pjesët e brendshme të miut ofrojnë qëndrueshmëri të përmirësuar, ndërsa kablloja Ultravave e zvogëlon rezistencën e kabllos gjatë lëvizjes së miut;
- Sensori optik dhe switchet OMRON: MM710 e përdor sensorin optik Pixart 3389, i cili është i konfigurueshëm deri në 16000 DPI. Konfigurimet e miut janë të llojit softuerik dhe e përfshijnë ndjeshmërinë, reagueshmërinë e tasteve, konfigurimin e sipërfaqes etj. Switchet OMRON i ofrojnë deri në 20 milionë shtypje dhe qëndrueshmëri deri në fund të jetëgjatësisë së punës.
Edhe
GIGABYTE Gaming Monitor 200Hz vetëm 84 € me kodin welcome25!•

- Forma e optimizuar për përdorim të dorës së majtë dhe të djathtë: miu ka butona nga të dy anët për qasje të lehtë, ndërsa forma është e përshtatur për përdoruesit e dorës së majtë dhe të djathtë, si dhe ata me duar më të vogla.
Miu për gejming Cooler Master MM710 do të jetë në dispozicion në ngjyrë të zezë mat, ndërsa në Evropë do të shitet nga një tetori me një çmim të sugjeruar me pakicë prej 50 eurosh.