MSI gjithmonë është përpjekur ta ketë një mbulueshmëri më të gjerë në fushën e pajisjeve PC për gaming. Fokusi i kompanisë nuk është vetëm në komponentet për kompjuter, por edhe në ato periferike. MSI tani e ka zgjeruar linjën e saj të pajisjeve periferikeve Gaming Gear, në të cilat janë shtuar kufjet e lehta dhe të palosshme, raporton KitGuru.
MSI GH30 karakterizohet nga estetika e zakonshme MSI, me nuanca të kuqe dhe të zeza dhe logo të dragoit MSI. Në kufje janë drajverët 40 mm Neodymium, të cilat premtojnë cilësi dukshëm më të përmirësuar të zërit. Për konektim ofrohet konektori standard 3.5 mm, ndërsa MSI e ka përfshirë në pako një kabllo spliter për t'i përdorur kufjet në kompjuter ose në cilëndo pajisje tjetër, shkruan KOHA Ditore.

Pesha e kufjeve MSI GH30 është 222 gramë, ndërsa së shpejti ato do të dalin në shitje për rreth 45 Euro.
-
MSI ka gejming monitorë të rinj portativë dhe për desktop
-
“Cooler Master” prezanton miun për gaming MM710
-
MSI sjell kartelën grafike të profilit të ulët GeForce GTX 1650
-
MSI paralajmëron ekranin e lakuar për gaming Optix MAG342CQR 1000R
-
Ekranet MSI Optix MAG161 janë portativë dhe ofrojnë rifreskim prej 240Hz