Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

NZXT-ja prezanton ftohësit e lëngshëm Kraken X-3 dhe Z-3 të serisë AiO

NZXT-ja i ka prezantuar pesë ftohës të rinj për CPU nga seria e saj Kraken e ftohësve të lëngshëm all-in-one (AIO). Ftohësit vijnë në kuadër të serisë Kraken X-3 dhe Z-3, dhe janë modelet Kraken X53, Kraken X63, Kraken X73, Kraken Z63 dhe Kraken Z73, raporton Overclock3D.

Ndoshta modelet më interesante janë në kuadër të serisë së re Kraken Z-3, të cilat kanë ekrane CAM-kompatibilie LCD në blloqet/pompat e tyre. Këto ekrane 24-bitëshe janë me madhësi 2,36 inçë (60 milimetra) dhe mund të përdoren për shfaqjen e informacioneve të sistemit, GIF-ë të animuara ose fotografi statike. Seria Kraken Z-3 do të jetë në dispozicion në opsionet prej 280 mm (Z63) dhe 360 mm (Z73).

Seria NZXT X-3 e ofron një unazë LED që është 10% më e madhe se sa në modelet e mëparshme dhe ka dizajn të ri të logos i cili mund të rrotullohet dhe ofron më shumë mundësi të vendosjes së ftohësit, shkruan KOHA Ditore. Seria e ftohësve X-3 do të jetë në dispozicion në tre formate, me opsione për radiatorët 240 mm (X53), 280 mm (X63) dhe 360 mm (X73).

Ftohësit e lëngshëm NZXT Kraken X-3 dhe Z-3 Series AiO janë kompatibilë me të gjitha socketet moderne të CPU të kompanisë nga AMD dhe Intel, përfshirë AM4 dhe LGA 1151.

Seritë e ftohësve Kraken X-3 dhe Z-3 janë në dispozicion për blerje në SHBA sot, ndërsa në tregjet e tjera do të mbërrijnë nga shkurti.

Artikuj të ngjashëm