Thashethemet tregojnë se gjenerata e ardhshme e procesorëve të Intelit do ta përdorë edhe socketin e ri, duke e larguar kompaninë nga LGA 1151 pas gjeneratës së katërt të produkteve (Skylake, Kaby Lake, Coffee Lake dhe Coffee Lake R), raporton Overcock3D.
Në periudhën e ardhshme Inteli duhet të shtojë më shumë bërthama dhe funksione për t’i mbajtur procesorët e vet mainstream konkurrues me AMD-në. Këtu në lojë hyn LGA 1200.

Skicat e socketit të ri të Intelit LGA 1200 u paraqitën online, duke e zbuluar dizajnin e socketit që është i ngjashëm me LGA 1151 dhe i ka 49 pinë shtesë. Falë faktit që LGA 1200 e ka madhësinë e ngjashme si LGA 1151, LGA 1200 mund t’i mbështesë ftohësit ekzistues që janë kompatibilë me Intelin, shkruan KOHA Ditore. Kjo do të thotë që ftohësit kompatibil me LGA1156, LGA1155, LGA1150 dhe LGA1151 do të duhej të mbështeteshin nga LGA 1200 (me kusht që këta gypa përçues t’i plotësojnë kërkesat e ftohjes së procesorit LGA 1200).
Socketi LGA 1200 i Intelit raportohet se do të kombinohet me serinë e çipave të Intelit 400, të cilat priten në gjysmën e parë të vitit 2020.