Gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, Inteli planifikon të lansojë modele të reja në kuadër të linjës së vet të produkteve Xeon Scalable, me emërtimin e koduar "Cooper Lake". Kjo familje e produkteve do ta zëvendësojë Cascade Lake, dhe do të ndiqet nga Ice Lake, raporton Overclock3D.
Cooper Lake do të jetë seria e fundit e procesorëve të Intelit Xeon Scalable, e krijuar në procesin 14nm, pas së cilës kompania do të kalojë në 10nm. Cooper Lake do t'u sigurojë përdoruesve deri në 56 bërthama dhe për herë të parë do ta ofrojë këtë sasi bërthamash në formën socket, shkruan KOHA Ditore. Deri më tani, procesorët e Intelit Cascade Lake-AP 56-core janë lansuar në formatin BGA.

Aktualisht pritet që Inteli ta përdorë socketin LGA 4189 për Cooper Lake, duke ofruar kompatibilitet si me procesorët Cooper Lake ashtu edhe me procesorët e ardhshëm Ice Lake. Pritet që Cooper Lake do të ketë shpenzim më të vogël sesa procesori 56-bërthamësh i kompanisë Xeon platinum 9200.
Në njoftimin e vet, Inteli nuk specifikoi se kur do të jetë e gatshme oferta 10nm Ice Lake, por dihet që këta procesorë do t’i zëvendësojnë shpejt modelet Cooper Lake.
-
Platforma Intel Comet Lake-S vjen me 10 bërthama dhe shpenzim më të madh
-
Inteli i paralajmëron procesorët e parë Core të gjeneratës 10 në procesin 10nm
-
Specifikimet e Intel Comet Lake sugjerojnë 10 bërthama, socket të ri dhe procesin 14nm+++
-
Mbërrijnë pllakat amë të gjeneratës së ardhshme MSI Z490
-
Inteli po përgatit procesorin 22-bërthamësh i9-10990XE për t’iu kundërvënë Threadripperit