Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Inteli i paralajmëron procesorët e parë Core të gjeneratës 10 në procesin 10nm

Inteli i ka paralajmëruar zyrtarisht procesorët e parë Core të gjeneratës 10, me 11 modele të krijuara në procesin 10nm. Procesorët janë të dizajnuar për konsum nën 30W ndërsa janë të dedikuar për dizajne të holla për notebook 2-në-1. Ky do të jetë procesori i parë komercial i Intelit në procesin 10nm, raporton Overlock3D.

Edhe pse produktet janë paralajmëruar zyrtarisht, Inteli thekson se disponueshmëria e pajisjeve me këta çipa nuk pritet para sezonit të festave. Disa prodhues do të mund të prezantojnë pajisje me çipa të rinj edhe më herët, por jo në sasi të mëdha.

Image

Të gjithë procesorët e rinj e përdorin procesin e prodhimit të Intelit prej 10 nm, grafikën e kompanisë Gen11 (e cila e mbështet VESA Adaptive Sync) dhe gjeneratën e ardhshme të arkitekturës së bërthamave Sunny Cove, shkruan KOA Ditore. Emri i koduar i procesorit është Ice Lake. Inteli ka konfirmuar gjithashtu se do të ekzistojnë edhe produkte shtesë në kuadër të gjeneratës 10 të familjes Intel Core të procesorëve mobil, ku do të kenë performanca të përpunuara për operacione më kërkuese.

Disa nga karakteristikat më të reja që i mbështetë Ice Lake e përfshijnë Thunderbolt 3 të integruar, WiFi 6 dhe mbështetje për AVX 512 dhe udhëzimet AI Inference.

Artikuj të ngjashëm