Me gjeneratën e vet të dhjetë të serisë së procesorëve Core X "Cascade Lake-X" HEDT, Inteli nuk ka në plan të dizajnojë modele me numër njëshifror të bërthamave. Modeli fillestar, Core i9-10900X, me siguri do t’i ketë 10 bërthama në start, raporton TechPowerUp.
Ky procesor me 10 bërthama dhe 20 threade e ka një interfejs të memories DDR4 me katër kanale, dhe vjen me shpejtësi të taktit prej 3.70GHz (një rritje prej 200MHz në krahasim me Core i9-9900X). Çipseti i ka 1MB të cache L2 të dedikuar për bërthamë, si dhe 19.3MP të cachet L3 të dedikuar.

Testet e çipsetit nga Geekbench tregojnë performanca që janë afërsisht të njëjta me ato të modelit i9-9900X, ku ngritja prej 200MHz do t’i përmirësojë performancat multi-thread, shkruan KOHA Ditore. Pritet që Cascade Lake-X do ta tejkalojë Skylake-X në mbështetjen më të mirë për DLBoost (me përmirësim të ndërtimit dhe të mësuarit e AI DNN) si dhe çmimin. Pritet që Inteli t’i pozicionojë agresivisht në treg procesorët e vet të gjeneratës së ardhshme HEDT.
-
Inteli po përgatit procesorin 22-bërthamësh i9-10990XE për t’iu kundërvënë Threadripperit
-
Intel: Core i9-10900K është deri në 30% më i shpejtë se i9-9900K
-
Paraqitet në benchmark CPU-ja e Intelit e bazuar në arkitekturën e re
-
Mësohet data e mundshme e lansimit të gjeneratës së 10-të të procesorit Intel Core i9 XE Cascade Lake-X
-
Geekbench zbulon edhe dy anëtarë të procesorëve të gjeneratës së dhjetë të serisë Intel X