Gjatë tetorit, Inteli e lansoi gjeneratën e vet të dhjetë të familjes së procesorëve Core i9 XE "Cascade Lake-X" HEDT. Në atë moment, u paralajmërua se çipat do të jenë në dispozicion në treg gjatë nëntorit të këtij viti, por nuk u përmend ndonjë datë specifike, raporton TechPowerUp.
Raporti nga Kina tani e jep një pasqyrë më të mirë për datën e mundshme të lansimit të procesorit, shkruan KOHA Ditore. Sipas raportimeve, disponueshmëria e tregut e këtyre çipave mund të fillojë nga 25 nëntori.
Linja e gjeneratës së dhjetë e procesorëve të Intelit Core HEDT i përfshinë modelet me 10, 12, 14 dhe 18 bërthama, me një gamë çmimesh midis 600 dhe 1,000 dollarësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Inteli po përgatit procesorin 22-bërthamësh i9-10990XE për t’iu kundërvënë Threadripperit
-
Inteli pohon se desktop procesorët 10nm do të arrijnë në fillim të vitit të ardhshëm
-
Shfaqet benchmarku për Intel Core i9-10900X me 10 bërthama
-
Inteli i paralajmëron procesorët e parë Core të gjeneratës 10 në procesin 10nm
-
Prezantohen CPU-të Intel 10nm Ice Lake të gjeneratës së dhjetë