Seria e ardhshme X nga Inteli e procesorëve Core i9 do të mbërrijë së shpejti, ndërsa disa prej tyre tashmë janë shfaqur në bazën Geekbench 4.
Javën e kaluar u zbuluan i9-10980XE me 18 bërthama dhe i9-10900X me 10 bërthama, ndërsa tani janë zbuluar edhe i9-10940X dhe i9-10920X me 14 dhe 12 bërthama, raporton TechSpot.
Me përjashtim të modelit Core i9-10980XE, i cili nuk arrin rezultate më të larta se paraardhësi i tij, rezultatet në testet multi-bërthamëshe janë përmirësuar me 10%, 11% dhe 10 për qind për procesorët i9-10940X, i9-10920X dhe i9-10900X.

Rezultatet në testet single-core nuk arrijnë kaq shumë përmirësime, gjë që sugjeron që çipat janë të destinuar për detyra në mjediset multi-core, shkruan KOHA Ditore. Përmirësimet e rezultateve single-core janë realizuar në intervalin nga dy deri në gjashtë për qind.
Duke i parë rezultatet e përgjithshme, situata duket mirë edhe për një version tjetër të procesorit 14nm. Sikur AMD të ofrojë modele konkurruese që nuk janë konkurrentë, çipat e rinj do të ofronin rritje të madhe të performancës për Intelin, nëse e dimë se gjenerata e nëntë e procesorëve do të ofronte përmirësime minimale në krahasim me paraardhësit e saj.

Sidoqoftë, pasi që Ryzen 9 3950X pritet në nëntor, me 16 bërthama dhe me një çmim prej rreth 749 dollarësh, pritet që ky procesor të ofrojë performancë më të mirë për bërthamë, dhe mbetet të shihet se sa konkurruese do të jetë seria Intel X e gjeneratës së dhjetë të procesorëve.
-
Inteli po përgatit procesorin 22-bërthamësh i9-10990XE për t’iu kundërvënë Threadripperit
-
Shfaqet benchmarku për Intel Core i9-10900X me 10 bërthama
-
Intel Core i9-9990XE i ri vjen me më pak bërthama, por me takt më të madh
-
Intel pretendon se ka procesorin më të shpejtë në botë
-
Intel: Core i9-10900K është deri në 30% më i shpejtë se i9-9900K