Inteli është në fazat përfundimtare të zhvillimit të desktop procesorit të ri LGA2066 nga segmenti premium, i cili e mbart një numër interesant të modelit krahasuar me specifikimet që priten. Core i9-9990XE i ri është pozicionuar mbi modelin e tanishëm premium i9-9980XE, sipas TechPowerUp.
Mund të pritej që i9-9990XE të jetë i njëjti çip 18-bërthamësh "Skylake-X", me shpejtësi të përmirësuar të taktit punues, por procesori i përmendur është shumë specifik. CPU-ja ka më pak bërthama, por do të vijë me shpejtësi më të larta të taktit krahasuar me i9-9980XE.
Intel i9-9990XE është një procesor me 14 bërthama dhe 28 threadë, i bazuar në HCC-në "Skylake-X". Çipseti do të sjellë shpejtësi shumë agresive të taktit, me një takt minimal punues prej 4.0GHz dhe një frekuencë të madhe prej 5.10GHz Turbo Boost që e tejkalon edhe Core i9-9900K. Përveç 14 bërthamave, i9-9990XE gjithashtu ka cache të ndarë prej 19.25MB të L3 dhe 1MB L2 cache për bërthamë. Inteli e ka rritur TDP-në në 225 vatë.
Kompania nuk e ka publikuar çmimin për Core i9-9990XE, ndërsa sipas të gjitha gjasave procesori do të jetë OEM-ekskluziv. Puget Systems e ka bërë një test të çipsetit, dhe rezultatet mund të shihen në adresën https://www.tomshardware.com/news/intel-core-i9-9990xe-review-specifications-price,38584.html
-
Inteli po përgatit procesorin 22-bërthamësh i9-10990XE për t’iu kundërvënë Threadripperit
-
Intel: Core i9-10900K është deri në 30% më i shpejtë se i9-9900K
-
Paraqitet në benchmark CPU-ja e Intelit e bazuar në arkitekturën e re
-
Geekbench zbulon edhe dy anëtarë të procesorëve të gjeneratës së dhjetë të serisë Intel X
-
Intel Core i9-9900KS do të mundë të kushtojë rreth 600 dollarë