Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Paraqitet në benchmark CPU-ja e Intelit e bazuar në arkitekturën e re

CPU-ja e Intelit, e bazuar në një arkitekturë deri më tani të papublikuar, është shfaqur në benchmark bazën SiSoft. Procesori i ka gjashtë bërthama dhe 12 threade, me takt pune prej 3 GHz, dhe vepron si CPU standarde 12nm të cilat tashmë janë në dispozicion, por nëse shikohet pak më mirë gjërat janë ndryshe, raporton TechPowerUp.

CPU-ja e re e ka një konfigurim më të ndryshëm të cache L2 sesa zgjidhjet e mëparshme dhe i ofron 1.25MB cache L2 për bërthamë, gjë që nuk ngjan me asnjë prej ofertave të deritanishme të Intelit. Çipat mobilë Ice Lake i kanë 512KB, ndërsa sasia më e madhe e cache L2 aktualisht është në dispozicion në i9-10980XE dhe ajo është 1MB.

Tani për tani nuk dihet se ku do të vendoset ky procesor i ri në linjën komplete të kompanisë 14nm/10nm, dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për versionin 10nm Tiger Lake apo CPU-në e mundshme Rocket Lake 14nm, shkruan KOHA Ditore. E vetmja gjë që dihet është se procesori e ka një arkitekturë të re në krahasim me variantet Skylake të përdorura aktualisht.

Platforma, e cila u përdor për procesorët benchmarking, përfshinë pllakën amë SuperMicro X12DAi-N SMC X12 dual-socket, me dy procesorë të rinj dhe gjithsej 12 bërthama dhe 24 threade.