Kompania AOC e ka prezantuar anëtarin më të ri të familjes së saj të monitorëve AGON. Bëhet fjalë për modelin AOC AGON AG273FCZE, i cili karakterizohet me ekranin 27-inçësh me normë të rifreskimit prej 240Hz, raporton KitGuru.
Paneli VA të cilin e përdor monitori e ka një lakueshmëri prej 1500R, rezolucion prej 1920 x 1080p dhe reagueshmëri të MPRT prej 0.5ms (falë dritës në sfond për zvogëlimin e motion blur, e cila vjen me monitorin).
Paneli i para-kalibruar 8-bitësh e ka një kontrast prej 3000:1, ndërsa ndriçimi maksimal është 300 cd/m², shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, ekrani ofron një mbulueshmëri prej 120% të spektrit të ngjyrave sRGB, si dhe 90% mbulueshmëri DCI-P3 dhe 98% mbulueshmëri NTSC.

Mbështetja Adaptive Sync mundëson rifreskim midis 48Hz dhe 240Hz, ndërsa kartelat grafike AMD dhe Nvidia do të duhej të funksionojnë pa ndarje të ekranit. Gjithashtu ofrohen teknologjitë FlickerFree dhe Low Blue Light.
Nga konektorët, të pranishme janë portet 2x HDMI, 1x DisplayPort 1.4, si dhe porti 1x D-Sub VGA. I pranishëm është VESA 75 x 75 mm për konfigurim alternativ të pozicionit.
Në anën e pasme të monitorit është unaza LED me 13 drita individuale, ndërsa secila prej tyre i shfaq 100k ngjyra. AOC nuk e ka bërë çmimin dhe disponueshmërinë e monitorit AGON AG273FCZE.