Kompania AOC i ka paralajmëruar dy shtesa të reja në linjën e vet të monitorëve për gaming, në kuadër të linjës së kompanisë Agon për monitorë profesionalë për gaming. Bëhet fjalë për modelet 27-inçëshe AG271FZ2 dhe 24.5-inçëshe AG251FZ2, raporton TechPowerUp.
Të dy monitorët janë të tipit LCD, me mbështetje për teknologjinë AMD FreeSync dhe rifreskim deri në 240Hz, si dhe me një reagueshmëri prej 0.5ms, shkruan KOHA Ditore.

AOC i ka pajisur monitorët e rinj edhe me teknologji si Shadow Control dhe Lowblue Light Mode. Së bashku me Shadow Control, gamerët mund t’i modifikojnë nivelet dhe ta rrisin kontrastin për zonat më të mira të errëta pa ndikuar në pjesën tjetër të skenës. Lowblue Light Mode i mbron lojtarët nga drita e dëmshme e kaltër, për të cilën është dëshmuar se shkakton lodhje të syve, kokëdhimbje dhe çrregullime gjumi gjatë seancave të gjata të lojërave.
Monitorët AOC AG251FZ2 dhe AG271FZ2 janë në dispozicion në para-shitje me çmime prej 330 dhe 380 dollarë.
-
Lenovo paralajmëron dy monitorë të rinj për gaming
-
AOC AGON AG273FCZE - monitori 27-inçësh 240Hz
-
Monitori i ri AOC ACON AG273QX ka FreeSync 2 HDR dhe mbështetje për 165Hz
-
Cooler Master paralajmëron monitorët gaming GM219-30 dhe GM219-35
-
Monitori më i ri AOC i gatshëm për HDR dhe me mbështetje FreeSync