Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Cooler Master paralajmëron monitorët gaming GM219-30 dhe GM219-35

Kompania Cooler Master planifikon të hyjë në tregun e monitorëve për gejming, ndërsa gjatë ngjarjes Computex 2019 në Shanghai, kompania i paralajmëroi dy monitorë të ardhshëm: GM219-30 dhe GM219-35.

Monitorët ofrojnë mbështetje për VESA adaptive sync dhe raport të faqeve prej 21:9, raporton Overclock3D.

Kompania planifikon t’i lansojë të dy monitorët deri në fund të vitit 2019, ndërsa të dy ekranet do të kenë panele VA, ku versioni GM219-35 do të vijë me mbështetje për teknologjinë AMD FreeSync 2 HDR, shkruan KOHA Ditore.

GM219-30 prej 30 inçësh e mbështet normën e rifreskimit deri në 200Hz dhe ofron rezolucion prej 2560 x 1080 pikselësh. Ekrani ka mbajtëse të rregullueshme, një formë të mbështetjes HDR (specifikime të pakonfirmuara) dhe një reagueshmëri prej 1ms. Çmimi i rekomanduar i shitjes me pakicë i monitorit është 400 dollarë.

Image

Modeli Cooler Master GM219-35 është një model i segmentit të sipërm, ka mbështetje për FreeSync 2 dhe specifikime të paverifikuara DisplayHDR. Shpejtësia e rifreskimit të monitorit është 120Hz, ndërkohë që ofron një rezolucion prej 3444 x 1440p. Çmimi i rekomanduar i shitjes me pakicë të këtij modeli është 1,000 dollarë, por ky çmim mund të ndërrojë deri në lansimin e modelit.