Kompania Cooler Master dikur ishte e njohur vetëm për ftohësit e vet për CPU, por me kalimin e viteve afarizmin e vet e ka zgjeruar edhe në shtëpiza, periferi, dhe tani edhe në monitorët për gaming, përcjell Overclock3D.
Cooler Master planifikon që të depërtojë në tregun e monitorëve për gaming, ndërsa tani ka prezantuar modelet e para: GM219-30 dhe GM219-35. Modeli GM219-30 është monitor me ekran prej 30 inçësh dhe raport 21:9, me freskim prej 200Hz dhe rezolucion 2560x1080p. Ofron bazament që mund të përshtatet, përkrahje HDR në formë të caktuar dhe reagim 1ms. Në treg pritet të paraqitet me çmim prej 400 dollarësh.

Modeli GM219-30 ofron ekran nga segmenti i sipërm, me madhësi prej 35 inçësh, FreeSync 2 dhe specifikime DisplayHDR. Monitori përkrah freskimin prej 120 Hz dhe rezolucionin prej 3444 x 1440 pixelësh. Çmimi pritet të jetë 1000 dollarë, shkruan KOHA Ditore.
Të dy monitorët kanë panele të lakuara, përkrahjeje VESA adaptive Sync, kurse GM219-35 përkrah FreeSync 2.
-
GIGABYTE Gaming Monitor 200Hz vetëm 84 € me kodin welcome25!•
-
“Valve” prezanton konzolën që do t'i rivalizojë Xbox-in dhe PlayStation-in
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”
-
Evropa gjithnjë e më e nxehtë, por gjermanët po refuzojnë kondicionerin – pse?
-
Sa CO₂ emeton biznesi juaj?