Tech

Dervari, fitues i turneut “Red Bull Solo Q”

Ersin Dervari është shpallur fitues i turneut të lojërave elektronike “Red Bull Solo Q” që zgjati për pesë javë dhe përbëhej prej katër fazave kualifikuese. Në këtë turne, morën pjesë mbi 250 lojtarë kurse fitues në Finalen Kombëtare doli Ersin “Desserte”Dervari.

Ai mposhti të gjithë kundërshtarët e tij për t’u bërë lojtari më i mirë në Kosovë në lojën “League of Legends” dhe kampion i dyfishtë i turneut ndërkombëtar “Red Bull Solo Q”. Dervari apo siç njihet me nofkën “Desserte”, do ta përfaqësojë Kosovën në Finalet Regjionale që mbahen në Danimarkë dhe në rast të rezultatit të mirë, atëherë ai do të vazhdojë drejt Finales Botërore në Gjermani. Turneu “Red Bull Solo Q” edhe pak më ndryshe se duelet tipike të “League of Legends”, duke i vendosur një lojtar kundër tjetrit në duele “1v1”.

Kjo është hera e tretë që ky turne i lojërave elektronike është mbajtur në Kosovë, por vitin e kaluar është njohur si “Red Bull Player One”. “Si pjesë e partneritetit me League of Legends Global Esports Events, fituesi i Red Bull Solo Q do ta përjetojë direkt 2020 League of Legends All-Star Event. Kampioni pra do të merr pjesë në festën e fundvitit të League, ku do të jetë përkrah atletëve më të mëdhenj të lojërave elektronike dhe personaliteteve të streamit, duke luajtur në lojëra speciale dhe duke marrë pjesë në evente ekskluzive! Top atletë dhe shumë fytyra të njohura tjera nga skena e ‘LoL’ do të dhurojnë shfaqje speciale përgjatë turneut”, thuhet në njoftimin e Red Bullit.