Gjatë ngjarjes Nintendo Direct, Bethesda njoftoi zyrtarisht se DOOM 64 po vjen në konzolën Nintendo Switch, duke e vënë këtë klasik në dispozicion në harduerin modern për gaming, raporton Overclock3D.
Sidoqoftë, pritet që loja të publikohet edhe në platformat e tjera pasi që Bethesda nuk theksoi se Doom 64 për Nintendo Switch është ekskluziv, shkruan KOHA Ditore. Vetëm u përmend se loja në Switch mbërrin më 22 nëntor. Përveç kësaj, sistemi ESRB përmend që Doom 64 arrin edhe në PC dhe PlayStation 4.
I pyetur nëse loja do të publikohet edhe për platforma të tjera, përfaqësuesi i Bethesde theksoi se kjo do të ishte e shkëlqyeshme, me çfarë u sugjerua që loja do të vijë edhe në platforma të tjera.
-
DOOM 64 paralajmërohet zyrtarisht për të gjitha platformat
-
DOOM 64 më në fund do të mundë të arrijë në platforma të tjera
-
Lojërat e Bethesda RAGE 2, DOOM Eternal, Wolfenstein dhe Fallout 76 arrijnë në Steam
-
“Valve” prezanton konzolën që do t'i rivalizojë Xbox-in dhe PlayStation-in
-
Roblox vjen edhe në PS4 e PS5