Tech

Lojërat e Bethesda RAGE 2, DOOM Eternal, Wolfenstein dhe Fallout 76 arrijnë në Steam

Përkundër faktit se Epic Games Store ka tërhequr shumë vëmendje, së bashku me shumë botues dhe lojëra që do të jenë ekskluzive për këtë platformë, disa kompani të forta ende mbeten në Steam. Fillimisht, Microsofti njoftoi se në Steam do ta sjellë Halo Master Chief Collection, ndërsa tani Bethesda ka njoftuar se në Steam gjatë këtij viti do ta sjellë Fallout 76, DOOM Eternal dhe Rage 2, raporton KitGuru.

Fillimisht mendohej se Bethesda do t'i bëjë lojërat e veta të ardhshme ekskluzive për launcherin e vet Bethesda.net, por si duket këto plane kanë ndryshuar. Bethesda ka konfirmuar se në Steam do të vijnë lojërat Fallout 76, Wolfenstein: Youngblood, Wolfenstein: Cyberpilot, DOOM Eternal dhe Rage 2, shkruan KOHA Ditore.

Kur është fjala për Fallout 76, loja në Steam vjen më vonë gjatë vitit, me siguri me një azhurnim më të madh të përmbajtjes i cili do t’i tërheqë si veteranët ashtu edhe lojtarët e rinj.