Rockstar Games njoftoi zyrtarisht se Red Dead Redemption 2 arrin në PC më 5 nëntor dhe atë në platformën Google Stadia në ditën e lansimit, raporton Overclock3D.
Për platformën e PC, Red Dead Redemption 2 do të lansohet me pamje të përmirësuar, misione të reja, armë dhe përmbajtje tjetër, shkruan KOHA Ditore. Red Dead Online do ta ketë gjithashtu një përvojë komplete Red Dead Online nga dita e parë, duke e bërë këtë publikim një përvojë komplete si në konzola.
Red Dead Redemption 2 do të jetë në dispozicion në launcherin e Rockstar për lojëra, Epic Games Store dhe Steam. Loja në platformën Steam arrin në dhjetor.
Para-porositja e lojës gjithashtu ua mundëson blerësve disa shtesa, duke përfshirë kopjet e titujve më të vjetër Rockstar Games (përfshirë lojërat Grand Theft Auto, L.A. Noire, dhe Max Payne 3), si dhe shtesa të ndryshme në lojën Red Dead Online.