Google e ka publikuar një listë të lojërave të cilat do të jenë në dispozicion përmes shërbimit Stadia duke filluar nga e marta, 19 nëntor. Lista i përmban 12 lojëra, ndërsa 14 të tjera priten në fund të vitit, raporton 9to5google.
Kjo listë e lojërave është në përputhje me ato që u paralajmëruan më parë në Stadia Connect, si dhe në ngjarjet e publikuesve të lojërave gjatë disa muajve të fundit, shkruan KOHA Ditore. Nga ekipi i Stadia thuhet se lojërat janë zgjedhur me kujdes dhe se në mesin e tyre ka diçka për të gjithë - lojëra me cilësi të lartë dhe të vlerësuara mirë që u përkasin zhanreve të ndryshme dhe janë të destinuara për të gjitha moshat.

Përveç Destiny 2, që është pjesë e Stadia Pro përmes Founder’s Edition, Premiere dhe licencës Buddy Pass, edhe tituj të tjerë do të jenë në dispozicion për blerje nga aplikacioni Stadia App, të martën e ardhshme. Ende nuk është njoftuar ndonjë listë çmimesh, por çmimet pritet të jenë të ngjashme me ato të platformave të tjera.
Loja Assassin's Creed e përdorur për demonstrim të projektit vitin e kaluar është gjithashtu në dispozicion, siç janë edhe lojërat nga seria Tomb Raider.
Assassin’s Creed Odyssey
Edhe
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6
Destiny 2: The Collection
GYLT
Just Dance 2020
Kine
Mortal Kombat 11
Red Dead Redemption 2
Thumper
Tomb Raider: Definitive Edition
Rise of the Tomb Raider
Shadow of the Tomb Raider: Definitive Edition
SAMURAI SHODOWN
Përveç lojërave që do të jenë në dispozicion në ditën e lansimit, Google njoftoi gjithashtu se çfarë do të vijë pak më vonë, në nëntor dhe dhjetor, me paralajmërimin se datat mund të ndryshojnë.
Attack on Titan 2: Final Battle
Edhe
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Borderlands 3
Darksiders Genesis
DRAGON BALL XENOVERSE 2
Farming Simulator 19
FINAL FANTASY XV
Football Manager 2020
Ghost Recon Breakpoint
GRID
Metro Exodus
NBA 2K20
RAGE 2
Trials Rising
Edhe
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
Wolfenstein: Youngblood
Përveç kësaj, janë edhe disa tituj të paralajmëruar për vitin e ardhshëm, si Doom: Eternal, WatchDogs: Legion, Gods & Monsters, dhe Cyberpunk 2077.