Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google Stadia arrin në nëntor

Google e kishte paralajmëruar shërbimin e vet për gaming Stadia në mars. Stadia bazohet në cloud, ndërsa mund të streamojë lojërat në TV, kompjuter apo telefon të shfrytëzuesit pa pasur nevojë për harduer të shtrenjtë.

Google tani ka sjellë më shumë detaje për shërbimin Stadia, përcjell Neowin.

Stadia do të jetë në dispozicion në nëntor në këto vende: Belgjikë, Finlandë, Kanada, Danimarkë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Holandë, Norvegji, Spanjë, Suedi, Britani të Madhe dhe SHBA.

Do të ekzistojnë dy nivele të shërbimit: Stadia Base është pa pagesë, ndërsa Stadia Pro do të kushtojë 10 dollarë në muaj. Versioni Base do të jetë në dispozicion vetëm prej vitit 2020, ndërsa ata që duan versionin Pro prej këtij viti, nuk kanë mundësia ta kenë si të pavarur por vetëm në kuadër të paketit Stadia Founder’s Edition që do të kushtojë 129 dollarë. Paraporositja e shërbimit përmes Google Store do të mundësojnë shtesa dhe parapagime të ndryshme.

Dallimi mes versionit Base dhe Pro të Stadia është që Base do të limitohet në 1080p dhe audio stereo, ndërsa Pro mundëson deri 4K HDR @60 fps me surround 5.1 (nëse keni lidhje të shpejtë interneti). Kur bëhet fjalë për lidhjet e internetit, 35 Mbps është kërkesa për konfigurimin maksimal, ndërsa mund të shfrytëzohet edhe me lidhje prej 5 Mbps, por me rezolucion dukshëm më të ulët.

Interesante është që parapagimi i Stadio Pro prej 10 dollarësh nuk përfshin kurrfarë lojërash (përveç nëse e keni blerë paketin e sipërpërmendur i cili vjen me Destiny 2: The Collection). SHfrytëzuesit prapëseprapë do të duhet të paguajnë për secilën lojë që duan ta luajnë. Është premtuar që parapaguesit Pro do të kenë vazhdimisht lojëra pa pagesë, shkruan KOHA Ditore.

Sa u përket lojërave konkrete për shërbimin Stadia, prej fillimit do të jenë në ofertë 31 tituj: Dragon Ball Xenoverse 2, Doom Eternal, Doom (2016), Rage 2, The Elder Scrolls Online, Wolfenstein: Youngblood, Destiny 2, Get Packed, Grid, Metro Exodus, Thumper, Farming Simulator 19, Baldur’s Gate III, Power Rangers: Battle for the Grid, Football Manager, Samurai Showdown, Final Fantasy XV, Tomb Raider: Definitive Edition, Rise of the Tomb Raider, Shadow of the Tomb Raider, NBA 2K, Borderlands 3, Gylt, Mortal Kombat 11, Darksiders Genesis, Assassin’s Creed: Odyssey, Just Dance, Tom Clancy’s Ghost Recon: Breakpoint, Tom Clancy’s The Division 2, Trials Rising, dhe The Crew

Image

Kontrolleri Stadia do të shitet me çmim prej 69 dollarësh dhe do të jetë në dispozicion në variantet Just Black, Clearly White dhe Wasabi.

Artikuj të ngjashëm