Google ka njoftuar planet për të mbyllur shërbimin e saj të lojërave “cloud Stadia” dhe për rimbursimin e lojtarëve.
Stadia u shpall si një "Netflix për lojëra" kur u lansua në nëntor të vitit 2019, duke ua mundësuar lojtarëve të transmetojnë lojëra në internet pa pasur një tastierë, raportoi BBC-ja të enjten.
Por shërbimi tani do të përfundojë më 18 janar të vitit 2023 për shkak të mungesës së "tërheqjes" me lojtarët.
Google ka premtuar rimbursim për lojtarët që blenë kontrolluesin e tij Stadia, si dhe çdo lojë apo përmbajtje shtesë.
Kompania tha se vlerëson se këto rimbursime do të përfundojnë deri në mes të janarit.
Lojërat Stadia ekzekutohen në serverë në qendrat e të dhënave të Google në të gjithë botën, me video të transmetuara në një televizor ose pajisje celulare.
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Rikthehet Facebooku
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Pas kritikave, FIFA thotë se fusha për finale është gati
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së