Kompania teknologjike Google e cila operon në pronësi të Alphabetit, po pushon nga puna të paktën 100 punonjës nga disa ekipe në njësinë e saj cloud, raportoi Reuters të martën.
Rolet në shitje, operacione dhe inxhinieri, si dhe këshillim janë disa nga pozitat prej ku janë larguar punonjësit.
“Ne vazhdojmë të evoluojmë biznesin tonë për të përmbushur prioritetet e klientëve tanë”, ka thënë një zëdhënës i Googlet për Reuters. "Ne ruajmë angazhimin tonë për të investuar në fusha që janë kritike për biznesin tonë dhe sigurojnë suksesin tonë afatgjatë”, ka shtuar ai.
Raporti vjen pasi gjigandi i teknologjisë me bazë në Kaliforni pushoi nga puna një numër të paspecifikuar punonjësish nëpër ekipe të ndryshme në prill.
-
Amazoni shkurton 16.000 vende pune
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Zuckerbergu e pranon se Meta bëri gabime në ristrukturimin e stafit për AI