Kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe mediave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nisur 2024-tën me plane të reja për të reduktuar vendet e punës, duke sinjalizuar se vala e shkurtimeve të punës vitin e kaluar mund të vazhdojë derisa kompanitë lundrojnë në pasigurinë e vazhdueshme ekonomike, raportoi të dielën Reuters.
Disa nga ndërprerjet e punës të njoftuara nga kompanitë e teknologjisë dhe mediave në janar janë në Amazon, kompani kjo që vendosi të pushojë qindra punonjës në operacionet e transmetimit dhe studios.
Edhe njësia e transmetimit Tëitch do të shkurtojë 35% të stafit të saj, ose rreth 500 punëtorë, siç raportohet nga Bloomberg Neës.
Kompania amë e Googlet, Alphabet, i cili largoi dhjetëra punëtorë për zhvillimin e teknologjisë së re. Po ashtu Google, pjesë e Alphabetit, ka pushuar nga puna qindra punonjës në ekipin e saj të shitjeve të reklamave.
Edhe Microsofti gjatë këtij muaji pritet t’i pushojë nga puna 1.900 punëtorë në Activision Bilzzard dhe Xbox.
Edhe
Amazoni shkurton 16.000 vende pune
Gjithashtu eBay planifikon të shkurtojë rreth 1000 vende pune, apo rreth 9 për qind të fuqisë së tij aktuale të punës.
Mediumi i njohur “Los Angeles Times”, do të pushojë nga puna 94 gazetarë që janë anëtarë të sindikatës së gazetës.