Tech

Microsoft do t’i pushojë nga puna 6.000 punëtorë

Microsoft

Kompania Microsoft ka bërë me dije se do t'i pushojë nga puna rreth 3 për qind të fuqisë punëtore apo gati 6.000 punëtorë, ka raportuar Reuters.

Ky vendim po vjen me qëllim të uljes së kostos, ndërsa synon të investojë miliarda dollarë në misionin e tij për inteligjencë artificiale. Shkurtimet do të jenë në të gjitha nivelet dhe zonat gjeografike, e kjo po konsiderohet të jetë si largimi më i madh pas atij të 2023-s, kur ishin pushuar nga puna rreth 10.000 punëtorë.

Kompania largoi nga puna edhe gjatë këtij janari për shkak të problemeve që lidheshin me performancën, por shkurtimet e fundit nuk lidhen me këtë. Gjiganti i teknologjisë botërore ka njoftuar do t'i zbatojnë ndryshimet brenda kompanisë me qëllim të një organizimi më të mirë. Microsoft, që kishte 228.000 punëtorë nga qershori i 2024-s, përdor shpesh shkurtime të vendeve të punës për të pasur prioritet personelin në fushat e saj kryesore.

“Ne besojmë se në çdo vit, Microsoft investon në nivele aktuale. Do të zvogëlojë numrin e punëtorëve në mënyrë që t'i kompensojë në nivelet më të larta, për shkak të shpenzimeve kapitale”, ka deklaruar Gli Luria, analist i çështjeve teknologjike